Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rrëfimi i britanikut i cili ka “simptoma të COVID-19”, gati një vit pasi u sëmur për herë të parë

Richard Roels u infektua për herë të parë me COVID-19 në muajin mars të vitit të kaluar. Gati një vit më pas, ai ende po vuan simptomat e sëmundjes.

Kjo, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, u tregua edhe fundjavën e kaluar kur Roels u përpoq të shkonte për një shëtitje, por këmbët e tij u shfaqen të lodhura, duke e detyruar atë të shtrihej në një park makinash përpara se të thërriste një taksi për në shtëpi.

“Më thanë që nuk jam i njëjti person”, tha Roels. “Unë e di që është e vërtetë, por është thjesht një gjë e vështirë të pajtohesh”.

Roels ishte duke folur në një konferencë shtypi të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ndërsa agjencia e OKB-së publikoi një raport mbi efektet e të ashtuquajturës “Long COVID”.

Një në dhjetë njerëz që vuajnë nga sëmundja do të kenë simptoma që vazhdojnë për më shumë se tre muaj, thuhet në raport.

“Simptomat dobësuese” përfshijnë gjithçka, nga lodhja, “mjegulla e trurit”, inflamacioni, dhimbja e muskujve dhe gulçimi.

Roels thotë se ai ka pasur simptoma të vazhdueshme, pavarësisht se ka bërë një jetë të shëndetshme dhe aktive para se të infektohet.

“Unë nuk kisha ide se çfarë po ndodhte dhe as mjeku im i përgjithshëm. Ishte një kohë mjaft e frikshme. Kisha frikë se do të ndodhte më e keqja”, tha Roels, i cili është një anëtar i grupit teknik këshillues të OBSH-së mbi ndikimin e shëndetit mendor të COVID-19.

Ai ka pasur inflamacion në duar dhe këmbë, frymëmarrje të çrregullt, “çrregullime” zemre dhe truri. Gjatë verës dhe vjeshtës, ai u godit nga valë të reja të simptomave.

Ai e humbi ndjenjën në anën e tij të djathtë dhe shkoi në spital për të parë nëse kishte pasur ndonjë goditje në tru.

Roels thotë se kjo ka ndikuar në familjen e tij, mirëqenien dhe jetën e tij të përditshme.

“Unë mendoj se një nga gjërat më të vështira është që njerëzit thjesht të mos ju besojnë”, rrëfen Roels, një ish-terapist nga Britania e Madhe, në konferencën për shtyp.

Ndryshe, një raport i OBSH-së për “Long COVID”, i lëshuar të enjten, është një përmbledhje e politikave afër 30 faqesh që synon të rrisë ndërgjegjësimin për gjendjen.

“U desh pak kohë para se ta kthenim vëmendjen tonë tek ata që vuanin probleme të vazhdueshme. Në fakt, ne u kemi një borxh atyre që vuanin si Richard që u bashkuan për të mbledhur informacion në lidhje me këtë gjendje”, tha profesori Martin McKee , një nga autorët e politikave dhe drejtori i hulumtimit të Observatorit Evropian për Sistemet dhe Politikat Shëndetësore.

Youtube

Arkiva

Kategoritë