Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rrathët e zinj rreth syve e kanë një zgjidhje –  4 mënyra për t’i larguar ata

1. Kastraveci
Kastraveci ka efekt ftohës për shkak të vetive astrigjente dhe ato përdoren gjerësisht për trajtimin e rrathëve të zinj. Ato mund të hapin ngjyrën e lëkurës, të përmirësojnë qarkullimin e gjakut dhe të reduktojnë ënjtjen.

Prisni një kastravec në feta dhe lërini pak minuta në frigorifer. Vendosni një kastravec të ftohtë në secilin sy për 10-15 minuta. Më pas lajeni me ujë të vakët. Bëjeni këtë dy herë në ditë për të paktën disa javë për të vënë re ndryshimet.

2. Patate
Patatet mund të ndihmojnë në zbardhjen e lëkurës. Ato gjithashtu mund të ndihmojnë për të hequr qafe ënjtjen rreth syve.

-Vendosni dy patate në frigorifer për një orë.
-Qëroni dhe grini patatet për të nxjerrë lëngun.
-Zhysni një top të vogël pambukur te lëngu dhe aplikojeni rreth syve përpara se të shkoni në shtrat. Lëreni gjithë natën.
-Në mëngjes, lajeni me ujë të vakët.
Ndiqni këtë kurë rregullisht cdo ditë për një javë ose pak më shumë.


3. Qeset e cajit jeshil
Të pasura në antioksidantë dhe tannine, qeset e cajit jeshil mund të ndihmojnë për të zbardhur rrathët e zinj. Taninet në caj reduktojnë ënjtjen.


-Zieni dy qese caji jeshil në një gjysëm kupe ujë për 10 minuta.
-Hiqni qeset e cajit jeshil dhe lërini në frigorifer për të paktën gjysëm ore.
-Vendosni qeset e cajit të ftohtë rreth syve për të paktën 15 minuta.
Ndiqni këtë kurë dy herë në ditë për të paktën 10 ditë për të marrë rezultate pozitive.


4. Ujë trëndafili
Uji i trëndafilit është një përbërës i butë me benefite të mrekullueshme për lëkurën që mund të ndihmojnë në zbardhjen e rrathëve të zinj poshtë syve. Fakti që është një burim i pasur anti-oksidantësh, uji i trëndafilit mund të ndihmojë në forcimin e qelizave të lëkurës, rigjenerimin e indeve dhe të rigjenerojë lëkurën rreth syve.

-Lagni pak pambuk me ujë trëndafili dhe vendoseni poshtë syve.
-Lëreni për 15 minuta dhe lajeni zonën me ujë të vakët.
-Bëjeni këtë një herë një mëngjes dhe një herë në darkë, cdo ditë për 2 javë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë