Pre, Dhj 3, 2021
Banner Top
Banner Top
Rrahje në Skënderaj – Policia arreston dy persona

Fotoja: Ilustrim

Një rrahje në mes të disa personave ka ndodhur në Skenderaj, saktësisht në rrugën “Epopeja e Jasharve”, ku gjatëpërleshjes është përdorur një armë lodër me qëllim frikësimi të viktimave.

Lidhur me këtë incident Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes, ku ka arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë dhe kanë shoqëruar për intervistim tri viktima të mitur meshkuj kosovarë.

“Gjatë përleshjes të dyshuarit kishin përdorë një armë lodër për ti frikësuar viktimat e cila armë është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt. Në rast nuk është lënduar ndonjë person”, njofton policia.

Arkiva

Kategoritë