Pre, Maj 23, 2025
Banner Top
Banner Top
Roli i portalit ‘Familja Jonë’ në informimin dhe edukimin publik – Intervistë me psikologen Ibelinda Halili

Portali ‘Familja Jonë’ sot shënon 6-vjetorin e themelimit duke ofruar gjithmonë informacione të sakta, të besueshme dhe në kohë reale për të gjithë lexuesit.

Në këtë ditë, falenderojmë të gjithë lexuesit, por edhe bashkëpunuesit tanë të cilët janë të gatshëm çdo herë për të qenë afër lexuesve me njohuritë e tyre.

Në këtë ditë, për të treguar më shumë rreth punës dhe ndikimit të portalit tonë kemi intervistuar psikologen Ibelinda Halili.

Ajo ka treguar rreth rolit dhe misionit të portalit në informimin dhe edukimin e publikut në Kosovë, qasjen gjithëpërfshirëse për lexuesit, si dhe rëndësinë për të ofruar qasje të thjeshtë dhe të kuptueshme në informacion profesional.

Lexoni intervistën e plotë më poshtë.

  1. Si e vlerësoni rolin dhe ndikimin e portalit “Familja Jonë” në informimin dhe edukimin e publikut në Kosovë?

Portali ‘Familja Jonë’ është një nga të paktët portale që ofron mundësi edukimi në sferën e shëndetit në përgjithësi, por edhe në marrjen e informacioneve cilësore dhe të vërteta. Gjithashtu, i qëndron besnik cilësisë dhe jo presioneve të kohës me të cilat po ballafaqohemi çdo ditë…

2. Gjatë bashkëpunimit tuaj me portalin, si e keni përjetuar misionin dhe përkushtimin e tij në trajtimin e temave të rëndësishme për shoqërinë dhe familjen?

Edhe gjatë bashkëpunimit, por edhe sa herë që e lexoj, kam vlerësim për punën tuaj dhe përkushtimin. Dhe jo vetëm për këtë pjesë, por sepse misionin e kemi të përbashkët – të kontribuojmë për mirëqenien e popullatës në të cilën jetojmë. Prandaj, më vjen shumë mirë kur lexoj tema të ndryshme dhe shumë cilësore, sidomos në krahasim me temat që zakonisht trajtohen.

3. Portali prek tema nga shëndeti fizik, ai mendor, edukimi, marrëdhëniet familjare e deri te çështjet sociale – sipas jush, sa e rëndësishme është kjo qasje gjithëpërfshirëse për lexuesin?

Janë jo vetëm të rëndësishme, por edhe të domosdoshme, sepse, gjykuar nga përmbajtja, është e lehtë të qasesh. Është një portal 6 vite përvojë që nuk ka ndryshuar në cilësi dhe në informacionet që ofron. Për më tepër, përmban edhe gjetje shkencore, prandaj ka një rëndësi të veçantë.

4. Sa i rëndësishëm është një portal si “Familja Jonë” për të ofruar qasje të thjeshtë dhe të kuptueshme në informacion profesional, për njerëz që ndoshta nuk kanë qasje të drejtpërdrejtë në ekspertë?

Gjuha që përdoret, pa e anashkaluar aspektin shkencor, por duke e thjeshtuar për një kuptim më të lehtë, e bën këtë produkt të veçantë. Është një mënyrë komunikimi që kuptohet lehtë dhe saktë nga të gjitha moshat, pa dallime profesionale.

5. Çfarë mesazhi keni për lexuesit dhe ndjekësit e portalit “Familja Jonë” në këtë përvjetor të veçantë?

Uroj edhe shumë e shumë vite të tjera pune të tillë, ashtu siç jeni duke bërë – me cilësi dhe me informacione të mirëfillta. Na jepni mundësinë të edukohemi sa më shumë në fushat që janë me interes për të gjithë ne, si në shëndetin në përgjithësi, ashtu edhe në aspektet sociale në veçanti.

Youtube

Arkiva

Kategoritë