Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
RINAS fton të gjithë nxënësit romë, ashkali dhe egjiptas t’i ndjekin falas kurset në kimi dhe biologji

Organizata RINAS, e cila merret me trajimin e nxënësve të shkollave të mesme për lëndët kimi dhe biologji, i ka ftuar të gjithë nxënësit që u përkasin komunteteve rom, ashkali dhe egjiptas që t’i ndjekin kurset falas në këto lëndë.

Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, kjo organizatë, ndër të tjera, shprehet se janë kundër cfarëdolloj diskriminimi dhe se aktivitetet e tyre synojnë të jenë në të mirë të të gjitha komuniteteve, pa dallim.

Postimi i plotë:

Organizata RINAS i ka dyert e hapura për të gjithë të rinjtë nga të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Me dëshirë të madhe i njoftojmë të gjithë anëtarët e komuniteteve Rom, Ashkali dhe Egjiptas që janë pjesë e shkollave të mesme dhe kanë dëshirë të pranohen në Fakultetin e Mjekësisë që trajnimet përgatitore për këtë fushë mund t’i ndjekin FALAS në ambientet tona në Mitrovicë dhe Prishtinë.

Ne nuk jemi diskriminues!
#bashkë_mund_tia_dalim
#share

Rikujtojmë se, gjatë ditës së djeshme, disa pjesëtarë të komunitetit rom u dëbuan nga një lokal në Gjakovë, e për rrjedhojë ngjalli reagime të shumta. /familjajone

Youtube

Arkiva

Kategoritë