Mar, Maj 17, 2022
Banner Top
Banner Top
Rifat Latifi takohet me guvernatorin e Izmirit, z.Yavuz Selim KÖŞGER

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Dr. Rifat Latifi, i shoqëruar nga zv.ministrja Dafina Gexha-Bunjaku, janë takuar me Guvernatorin e Izmirit, z.Yavuz Selim KÖŞGER.

Temë diskutimi në këtë takim ishte bashkëpunimi mes dy shteteve në shëndetësi, konkretisht në forcimin e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale në shëndetësi.

Në këtë takim, ministri Latifi tha se Turqia dhe Kosova janë dy shtete që kanë miqësi shumë vjeçare dhe kjo miqësi, sipas ministrit, duhet në vazhdojë edhe më tutje, kësaj radhe me bashkëpunimin në fushën shëdetësore, pasi që Izmiri ka Universistete shumë të njohura, që kanë prodhuar kuadro të njohura në shkencat mjekësore.

Ai veçoi se  marrëdhëniet e mira në mes dy shteteve dhe bashkëpunimi i ardhshëm duhet të fokusohet në fushën e shkencës, përkatësisht hulumtimeve shkencore.

Me që në Izmir ka një numer të madh të komunitetit shqiptar, ministri Latifi, i ftoi edhe ata të jenë pjesë e këtij bashkëpunimi dhe dijen dhe përvojën e tyre sa sjellin në vendin e tyre të origjinës.

Ndërkaq, Guvernatorini i Izmirit, Yavuz Selim KÖŞGER falënderoj ministrin Latifi dhe zv. ministren Gexha-Latifi për vizitën, duke ju premtuar  bashkëpunim në sistemin e shëndetësisë, aty ku kërkohet më së shumti.

Ai shtoi se Kosova është shumë e rëndësishme për Izmirin dhe Turqinë në përgjithësi, sepse dy shtetet kanë shumë gjëra të përbashkëta.

Arkiva

Kategoritë