Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
“Revista Mjeku” mediumi ku mjekët do të publikojnë punime të reja nga mjekësia

Mungesa e gazetave, revistave sa i perketë fushës së shëndetësisë ka bërë që sot tregut medial të i shtohet edhe një revistë e re e cila do të publikojë punime apo të reja nga mjekësia.

Në Ditën Ndërkombëtare të Mjekëve, Oda e Mjekëve të Kosovës ka botuar “Revistën Mjeku”. Promovimi i kësaj reviste, do të bëhet me datë 02.04.2021, ku tema e numrit të parë do të jetë COVID-19

Postimi i plotë:

“Duke pasur parasysh mungesën e dekada me rradhë të një gazete, reviste, mediumi ku mjekët mund të publikojnë punime apo të reja nga mjekësia, Oda e Mjekëve të Kosovës, sot në ditën ndërkombëtare të mjekëve ka botuar “Revistën Mjeku”. Promovimi i “Revista Mjeku”, do të bëhet me datë 02.04.2021, ku tema e numrit të parë do të jetë COVID-19.

“Revista Mjeku vjen te ju si rezultat i vizionit dhe angazhimit të Odës së Mjekëve të Kosovës për një revistë informative që i dedikohet mjekut Kosovar dhe lexuesve tjerë potencialë të interesuar në aktualitetet e Shëndetësisë Kosovare. Këshilli Redaktues është i përbërë nga anëtarë të cilët i bashkon bagazhi i madh profesional dhe akademik, por edhe sensi i detyrimit për ta bërë gjithnjë një “hap tutje” në shëndetësinë tonë.” Kryeredaktori Prof.Ass.Fisnik Kurshumliu, MD, PhD”. /FamiljaJonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë