Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Rëndohet situata me COVID 19 në Zvicër, s’ka vend në terapinë intensive

Shteti zviceran hyri në zonën e kuqe me infeksione të larta me koronavirus.

Autoritet shëndetësore kanë raportuar 6114 raste të reja me koronavirus dhe të gjithë shtretërit në terapi intensive janë zënë. Praktikisht shteti zviceran ka arritur kapacitetin maksimal në këto njesi.

Që nga e marta, 6114 infeksione të reja me koronavirus janë raportuar në Zyren Federale të Shëndetit Publik (BAG) në Zvicër. Vendi me 8.5 milionë banorë, është duke përjetuar një shpërthim të ri të infeksionit me më shumë 83.000 raste të raportuara që prej datës 3 nëntor. BAG gjithashtu raporton 85 vdekje të reja nga koronavirusi.

Situata është veçanërisht e rëndë në Aargau, Fribourg dhe Solothurn, ku kapaciteti tashmë ka tejkaluar 90 përqind  ndërsa në Glarus pacientët e ICU tashmë kanë tejkaluar kapacitetin e kantonit.

Gjithsej në Zvicër janë raportuar 274.534 raste me koronavirus, dhe 3.664 vdekje. /Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë