Menaxhimi i marrjeve dietetike tek individët me sëmundje kronike të veshkave është me rëndësi klinike dhe shëndetësore për arsye të shumta. Së pari, 10% e popullsisë në të gjithë botën ka sëmundje kronike te veshkave dhe sot sëmundjet kronike të veshkave si një shkak të vdekjes në mënyrë globale janë ngjitur nga vendi i 27 në 1990 në vendin e 18 në 2010.
Së dyti, kostot e shoqëruara me sëmundjet e veshkave janë tronditëse. Në Shtetet e Bashkuara, kostot e trajtimit te veshkave e pasojave te tyre tejkalojnë 48 miliardë dollarë në vit, dhe në Hollandë, kostoja vjetore e çdo pacienti për hemodializë është 84 mije dollarë.
Për më tepër, pasojat e mundshme shëndetësore të marrjes së lartë të kripës janë më të shpeshta e me te rrezikeshme në ata me sëmundje të veshkave dhe përfshijnë tensionin më të lartë të gjakut, mbajtjen e lëngjeve të tepërta në trup dhe rrezikun e rritur për sëmundje kardiovaskulare.
Megjithëse provat klinike të uljes së kripës në pacientët me sëmundje të veshkave janë të kufizuara në madhësi dhe numër, të dhënat sugjerojnë që ulja e kripës ul vëllimin e lëngut, peshën e trupit, proteinurinë dhe albuminurinë dhe ndikon pozitivisht në tensionin arterial, raportin urinar të proteinave-kreatininën, raportin albumin –kreatininë , nivelet e peptidit natriuretik të trurit, dhe raportin e lëngut jashtë-qelizor me lëngun brenda-qelizor
Promovimi i dietave të shëndetshme është veçanërisht kritik në pacientet në të cilin hipertensioni, diabeti dhe dislipidemia janë të pranishëm, dhe rreziku i sëmundjes kronike të veshkave nuk vlerësohet plotësisht, në shumë individë, ngaqë nuk janë të vetëdijshëm për funksionimin e dëmtuar të veshkave te tyre, sepse nuk ka simptoma të dukshme të hershme.
Dietat e shëndetshme kanë dobi nga ulja e kripës. Në shumicën e vendeve të botës dihet se modelet e shëndetshme dietetike janë ato që anojnë nga perimet, frutat dhe drithërat; nga produkte të qumështit me pak yndyrë, shpendë, peshk, bishtajore, vajra bimore dhe arra; dhe kufizimi i konsumimit të kripës , ëmbëlsirave, pijeve të ëmbëlsuara me sheqer dhe mishit të kuq.