Shkruan: Shendrit Lumi – Fizioterapist
Është e rëndësishme që fizioterapeutët manual dhe ata qëpërdorin ushtrime korrigjuese të kenë një njohuri të mirë mbibio-mekanikën e kafazit të kraharorit dhe pjesës torakale tështyllës kurrizore (zona e vertebrave T) si dhe lidhjes së tyre me frymëmarrjen optimale. Frymëmarrja është modeli jonë ilëvizjes kryesor dhe me i rëndësishëm, si dhe më i çrregulluari.” Shumë profesionistë në fushën e shëndetit janë në dijeni të faktitse si frymëmarrja ndikon në posturë, vendosjen e funksioneve tëtrupit. Ky artikull paraqet një përmbledhje të anatomisë sëfrymëmarrjes, strategjive të vlerësimit dhe të trajtimit qëndihmojnë klientët të marrin frymë në një mënyrë mëfunksionale dhe të veçante sidomos në këto kohë pandemie, e qëky virus po atakon më shumë funksionet respiratore.
Gjatë përpjekjes për të marrë frymë, kafazi i kraharorit ka aftësinë unike për të rritur dimensionet e tij përpara/prapa dheanësore në të njëjtën kohë. Struktura më përgjegjëse përgjenerimin e presionit negativ brenda kraharorit është diafragma(Fig, 1). Marrja e frymës bën që diafragma të kontraktohet dhetë lëvizi në mënyrë të pavarur. Ky veprim i shtrin muskujt duke krijuar një reduktim të presionit në kraharor dhe një rritje tësasisë së ajrit të futur brenda në mushkëri. Ndërsa nxjerrimfrymën jashtë, diafragma relaksohet, dhe rikthehet forma normale, ndërkohë që hapësira e ajrit në mushkëri reduktohetduke shkaktuar nxjerrjen e ajrit jashtë (Fig. 2). Çdo rritje nëpresionin abdominal nëpërmjet marrjes së frymës drejton harqete shtyllës kurrizore duke shkaktuar një rritje në bllokimin dhestabilitetin e pjesës torakale të shtyllës kurrizore dhe të kafazitkraharor.
Ky veprim i pavullnetshëm punon në bashkëpunim të ngushtëme strukturat e tjera të cilat shpesh i quajmë si “kryesoret”. Përshkak të lidhjes së ngushtë ndërmjet frymëmarrjes dhestrukturave kockore, çdo gjë që dobëson diafragmën gjithashtundikon negativisht në pjesën torakale të shtyllës kurrizore dhefunksionet e kafazit të kraharorit. Kur artikulacionet e trupitbllokohen, modelet normale të frymëmarrjes përkeqësohen. Nukka shumë rëndësi nëse merrni pjesë në aktivitete konkurruesesportive ose thjesht ngrini një fëmijë nga ulsja e makinës, muskujt kryesore duhen përfshirë në mënyrën e duhur. Çrregullimi, në çdo strukturë që lidhet me frymëmarrjen na bënmë të predispozuar ndaj dëmtimeve dhe dhimbjes.
Rikthimi i funksionit redukton koston metabolike të lëvizjes
Kur tensioni, trauma dhe postura e keqe ndryshojnë bio-mekanikën dhe përkeqësojnë ngadalë lëvizjen kryesore, zakonisht është e lehtë të verifikohet me anë të ekzaminimit me prekje. Për shkak se lëvizjet e çrregullta të pakoordinuara janëmë pak efektive, këto ndryshojnë ngarkesën mbi trup dhemodelet e aktivizimit të muskujve. Shumë dhimbje kronikezhvillojnë “amnezi lëvizjeje” dhe nuk janë në gjendje tëpërshkruajnë ose të ndiejnë ndryshimet në modelet e tyre tëlëvizjeve. Por, problemet e mëposhtme shpesh ndodhinparalelisht me frymëmarrje të dobësuar dhe humbje tëfrymëmarrjes së duhur me diafragmë:
Dhimbja kronike e pjesës së poshtme të kurrizit
Dhimbje kokë të shpeshta tensionimi
Ngarkesë e sistemit emocional, stres i lartë dhe ankth ivazhdueshëm
Tërheqje e vazhdueshme posturale për shkak të posturës sëqëndrimit në zyrë, etj.
Pozicione të përsëritshme dhe të dhimbshme të brinjëve
Kafazi i kraharorit dhe muskujt kryesor të tij punojnë si një njësidhe koordinimi i lëvizjeve është thelbësor. Manifestimi idhimbjes nëse një brinjë humb aftësinë për t’u koordinuar nëmënyrën e duhur me pjesën tjetër të kafazit të kraharorit dheshtyllën kurrizore si pjesë të një njësie funksionale. Kjo do tëishte e ngjashme me një skuadër vozitëse ku njeri prej anëtarëvevepron jo në sekuencë me grupin. Funksionet e brinjëve tëndryshuara mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje, lëvizje të kufizuara të shpatullave, dhe dhimbje në zona të tjera, dhe mbrojtje të muskujve. Gjithashtu, brinjët që nuk ndodhen nënjë linjë mund të pickojnë nervat ndërmjet brinjëve, duke tejçuardhimbje përgjatë brinjëve, dhe me raste edhe në muret e kraharorit (frika për atak zemre).
Virtualisht është e pamundur që të mbivlerësohet ndikimi ifrymëmarrjes mbi pjesën torakale të shtyllës së kraharorit dhelëvizshmërinë e brinjëve si dhe stabilitetin postural. Muskujt e diafragmës, abdominale, dhe ato që ndihmojnë në frymëmarrjeprodhojnë rreth 21,000 frymëmarrje në ditë. Një diafragmë e fortë dhe që lëviz lirshëm shërben si muskuli kryesor përfrymëmarrje, duke lejuar që muskujt e tjerë ndihmës tëqëndrojnë të butë dhe të relaksuar.
Një diafragmë e dobët shkakton një tonus pushues të lartë nëpjesën e sipërme të muskujve të kafazit kraharor të tillë siskalenet, trapezi i sipërm, levator skapula, dhe pektoral. Latissimus dorsi, muskujt pektoral (të kraharorit) nuk mendohentë jenë muskuj ndihmues në frymëmarrje, por mund tëpërfshihen në modele të gabuara të lëvizjeve të tilla sifrymëmarrja paradoksale, ku abdomeni (barku) lëviz brenda dhejashtë gjatë frymëmarrjes. Ky çekuilibrim i shpeshtë i muskujvekrijon tërheqje në shpatull, mbajtjen e kokës përpara, dhehumbje të lordozës lumbare. Postura me kokën përpara mund tëshkaktojë dhimbje poshtë oksipitalit dhe dhimbje cerviko-torakale, pasi këto zona janë tashmë duke mbartur ngarkesë tëtepërt për të kompensuar pjesën torakale të shtyllës kurrizore qëështë në hiper-kifozë.
Një mënyrë, shpesh e nënvlerësuar për të lehtësuar qafën dheshpatullat e ngacmuara ose dhimbjen e mesit, është duke përmirësuar lëvizshmërinë e kafazit të kraharorit. Në Fig. 3, demonstrohet teknika e ngritjes së kafazit të kraharorit dhezonës së legenit. Në Fig. 4, aktivizohet një diafragmë e bllokuarndërsa mobilizohet kafazi i kraharorit. Ndërsa personi merrfrymë, ai lehtësisht shtyn bërrylat kundrejt duarve të terapistitdhe qëndron deri sa të numërohet deri në 5. Gjatë nxjerrjes sëfrymës, gishtat e terapistit punojnë nën kafazin e kraharorit dheshtyjnë të gjithë ajrin e bllokuar në muskujt e diafragmës(përsëriteni 5 herë).
Ushtrime shtëpie për frymëmarrjen
Çdo individ me probleme frymëmarrjeje duhet që të marri këshilla për ushtrime. Një rutinë bazë efektive është që personitë vendosi njërën dorë mbi pjesën e poshtme të barkut dhetjetrën në pjesën e sipërme të kraharorit, menjëherë poshtë fytit. Udhëzojeni që të nxjerrë barkun jashtë ndërsa merr frymëngadalë dhe me qetësi, plotësisht nga hunda dhe me forcë e fusinbarkun brenda ndërsa nxjerrin frymën jashtë nëpërmjet gojës(Fig. 2).
Me kalimin e moshës dhe ndërsa pjesa torakale e shtyllëskurrizore fillon të bllokohet, fillon kompensimi i frymëmarrjes. Ne e konsiderojmë frymëmarrjen si diçka që kryhetautomatikisht. Fizioterapeutët shpesh ndihen fajtor qëneglizhojnë vlerësimin e frymëmarrjes dhe trajtimin në favor tëstrategjive korrigjuese.
Por, frymëmarrja është një nga lëvizjet më thelbësore përtrajtimin jo vetëm të stabilitetit të shtyllës kurrizore dhedhimbjes muskulo-skeletore, por dhe lodhjes kronike dheankthit. Ka një numër teknikash dhe mënyrash që ju mësojnë tëmerrni frymë si yoga, fitnes fashial dhe forma të ndryshmerehabilitimi funksional. Trajtimi i çrregullimeve dhe të mësuarite mënyrës së duhur për të marrë frymë janë thelbësore për njëshëndet optimal dhe për kryerjen e aktiviteteve sportive./Familja Jonë