Die, Jan 23, 2022
Banner Top
Banner Top
Rekord rastesh me COVID-19 në Slloveni

Numri i rasteve me COVID-19 është rritur ndjeshëm në Slloveni ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 108 raste me koronavirusin e ri, një rekord ditor që prej fillimit të pandemisë në muajin mars.

“Për herë të parë bilanci ditor i infektimeve me COVID-19 kalon shifrën 100”, njoftojnë mediet rajonale.

“Kjo rritje e rasteve me COVID-19 ka ardhur si pasojë e një rritjeje domethënëse të testimeve të kryera, që arritën dje një rekord prej 2 758.Numri i të vdekurve nga COVID-19 mbetet i pandryshuar, ndërkohë që numri total i infektimeve ka arritur në 3 498, me 701 raste aktive.Ndërkohë në spital ndodhen 27 pacientë, pesë prej të cilëve në terapi intensive.

Arkiva

Kategoritë