Britania e Madhe pati një tjetër ditë të zezë sot, ku koronavirusi ka shkaktuar gjatë 24 orëve të fundit 953 viktima. Kështu numri total i vdekjeve të shkaktuara nga Covid-19 në të gjithë Britaninë e Madhe ka shkuar në 8931.
Gjatë 24 orëve të fundit vetëm në Angli u shënuar 866 vdekje personash që ishin infektuar me Covid-19. Ndërsa 87 vdekje të tjera u konfirmuan sot në Skoci, Uells dhe Irlandën Veriore.
Kjo është shifra më e errët në Britaninë e Madhe krahasuar me ditët e tjera. Kujtojmë se të mërkurën ishin 938 viktima ndërsa dje 881. Kështu sot është vendosur një rekord i zi për sa i përket viktimave të shkaktuara nga Covid-19 në Britaninë e Madhe.
Sipas medieve angleze Britania e Madhe tashme ka tejkaluar me vdekjet ditor Italinë (919) dhe Spanjë (950), që kishin rekorde negative viktimash të shkaktuara nga Covid-19.
Ndërkohë i prekur nga Covid-19 në Angli është edhe kryeministri Boris Johnson.