Autoritetet shëndetësore të Bosnjë-Hercegovinës kanë publikuar të dhënat më të fundit rreth pandemisë.
Në 24 orët e fundit, 569 raste të reja të infeksionit me coronavirusi janë regjistruar në shtetin boshnjak, raporton klix.ba.
Poashtu është bërë e ditur se edhe 12 pacientë nuk kanë mundur të mbijetojnë dhe kanë ndërruar jetë.
Dhjetë prej të infektuarve që kanë vdekur janë nga federata e Bosnjës gjersa dy të tjerët vijnë nga Republika Serbe.
Ndryshe, Bosnja deri më tani ka regjistruar 31655 raste me coronavirus gjersa 958 persona kanë vdekur.