Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se katër qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin COVID-19 në 24 orët e fundit nga 443 testime sa janë bërë
Ndërkaq, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 9 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.190.
Në total numri i rasteve aktive është 57.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë dhënë 18 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.405 doza të vaksinës.