Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Refuzoi të kthehej në Kosovë, kosovari kryen vetëvrasje në bodrumin e një gjykate në Francë

Një kosovar, 41 vjeç i ka dhënë fund jetës së tij të mërkurën, duke u vetëvarur në bodrumin e gjykatës në Bordo të Francës.

Siç raporton gazeta franceze “Le Monde”, viktima dy ditë më parë kishte refuzuar të hipte në një fluturim për tu kthyer në Kosovë.

Në moshën 40-vjeçar, duke preferuar ta mbyllin në një qeli të ndotur që kundërmon vdekje, sesa të kthehet në vendin e tij, nuk mund të imagjinohet” , tha një avokate e qytetit duke komentuar vdekjen e kosovarit.

Sipas gazetës franceze, F.U u vetëvra në qeli me lidhësen e kapuçit të xhaketës së tij dhe pastaj policia e zjarrfikësit nuk mundën të bënin asgjë për ta shpëtuar.

Sipas hetimeve të para për gjetjen e shkaqeve të vdekjes të zbuluara nga Prokuroria e Bordosë pikërisht në ditën tragjike, 40 vjeçari do të gjykohej pasdite si pjesë e procedurës së paraqitjes së menjëhershme për shmangie nga ekzekutimi i urdhrit për largim nga Franca.

Më 13 dhjetor, ai refuzoi të hipte në një fluturim për në Amsterdam, pastaj Prishtinë”, thotë avokatja e tij, Abraham Hervé Diompy. Klienti i saj nuk kishte dashur t’i nënshtrohej një testi PCR që kushtëzonte hipjen e tij në aeroplan, siç tregoi zyra e prokurorit të Bordos.

Youtube

Arkiva

Kategoritë