Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Një vajzë në Britani e cila ka lindur e shurdhër, tani mund të dëgjojë pa pajisje ndihmëse falë një trajtimi novator me terapi të gjeneve.

Opal Sandy lindi e paaftë për të dëgjuar për shkak të neuropatisë, një gjendje që shkatërron impulse nervore që kalojnë nga veshi i brendshëm në tru dhe mund të shkaktohet nga një gjen i gabuar.

Opal mori trajtimin pak pasi mbushi një vjeç dhe gjashtë muaj më pas ajo ka filluar të dëgjojë zëra dhe të flasë fjalë të vogla. E dhënë si infuzion në vesh, terapia zëvendëson pjesën e ADN-së që i shkaktonte çrregullimin.

Ekspertët shpresojnë se terapia mund të funksionojë edhe për llojet e tjera të humbjes së dëgjimit, e jo vetëm te ajo gjenetike. Opal është pacienti i parë në botë që ka nisi terapinë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë