Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Reagon Ministria e Shëndetësisë për dhunën në shtëpinë e të moshuarve në Pejë

Ministria e Shëndetësisë ka dënuar dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës dhe sjelljen jo-njerëzore të infermiereve, që ka ndodhur në Shtëpinë e të moshuarve “Orenda” në Pejë. 

Sipas njoftimit të MSH-së, Inspektoriati Shëndetësor ka qenë sot për inspektim në këtë institucion privat në të cilin jepen dhe shërbime të përkujdesit shëndetësor.

“Të arrestuarat dhe të përfshirët në ngjarje janë të profesionit infermiere, të licencuara nga Oda e Infermierëve, Mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë”, thuhet tutje në njoftim.

Pas inspektimit, Raporti i Inspektoriatit Shëndetësor të Ministrisë së Shëndetësisë do t’i dërgohet Odës, institucion ky i pavarur, me qëllim marrjen e masave konform ligjit, statutit, rregullave dhe kodit etik në fuqi.Reklama

“Mbesim të përkushtuar për të ruajtur dinjitetin e çdo pacienti dhe të qytetarëve në përgjithësi kur përkujdesi i tyre u besohen profesionistëve shëndetësorë. Çdo abuzim me këtë besim do të ketë reagimin tonë të pa kompromis. Të njëjtën besojmë që do ta kenë dhe Odat e profesionistëve shëndetësorë”, thuhet tutje në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë