Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Rastet pozitive të identifikuara tek fëmijët rriten ndjeshëm në javën e fundit të muajit tetor

Numri i rasteve me covid-19 tek fëmijët është rritur ndjeshëm në Shtetet e Bashkuara.

Sipas American Academy of Pediatrics (AAP) dhe Children’s Hospital Association të cilët po ndjekin të dhënat e raportuara kanë deklaruar se një numër i konsiderueshëm i fëmijëve janaë të infektuar me covid-19 shkruan CNN

Vetëm gjatë javës së fundit të muajit tetor janë shënuar 61 mijë raste pozitive tek fëmijët, tregoi AAP-ja.

Ndërkohë, që nga fillimi i pandemisë e deri më 29 tetor, më shumë se 853,000 fëmijë në SHBA kanë rezultuar pozitive me covid-19.

Megjithatë, sipas disa ekspertëve mund të jenë infektuar më shumë fëmijë por të cilët, kanë refuzuar të testohen.

Simptomat tipike të covid-19 tek fëmijët dhe të rriturit përfshijnë ethe, temperaturë, kollë i thatë, vështirësi në frymëmarrje, dhimbje koke, probleme me sistemin tretës, dhimbje trupi, dhimbje fyti dhe teshtitje./Familjajonë/

Youtube

Arkiva

Kategoritë