Koronavirusi i ri që shkakton sëmundjen e COVID-19 ka gjasa të jetë përhapur tek njerëzit përmes një kafshe, dhe ndoshta filloi të përhapet mes njerëzve jo më shumë se një muaj ose dy para se të identifikohej në dhjetor të vitit 2019, thuhet në raportin e ri nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Sipas CNN, përcjell Telegrafi, pavarësisht publikimit të raportit kërkimet për origjinën e virusit janë duke vazhduar.
Raportoi përmbledh hetimin e OBSH-së për origjinën e coronavirusit, megjithatë nuk ka asgjë përfundimtare, derisa rekomandohen studime të mëtejshme.
“Sa i përket OBSH-së, të gjitha hipotezat mbeten në tryezë. Ky raport është një fillim shumë i rëndësishëm, por nuk është fundi. Ne ende nuk e kemi gjetur burimin e virusit dhe ne duhet të vazhdojmë të ndjekim shkencën, dhe të mos lëmë gur pa lëvizur siç ne bëjmë”, tha shefi i përgjithshëm i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus në një deklaratë të premten.
“Gjetja e origjinës së një virusi kërkon kohë dhe ne i detyrohemi botës për të gjetur burimin në mënyrë që të mund të marrim kolektivisht hapa për të zvogëluar ndonjë rrezik të mundshëm, në mënyrë që kjo të mos ndodh përsëri”, vazhdoi ai.
Raporti, i lëshuar të martën jep katër burime të mundshme për virusin: transmetimi i drejtpërdrejtë nga një burim kafshësh, i përshkruar si “përhapje”; një kafshë (si proces i ndërmjetëm) që ishte infektuar nga një lakuriq, i pasuar me “përhapjen”; përhapja përmes ushqimit të ngrirë ose edhe një rrjedhje aksidentale nga një laborator.
Raporti vë në dukje se përhapja e drejtpërdrejtë konsiderohet të jetë një “rrugë e mundshme dhe me gjasë”, derisa shfaqja përmes një nikoqiri të ndërmjetëm konsiderohet të jetë një “rrugë e mundshme me shumë gjasa”.
Sipas të njëjtit raport, thuhet se mundësia e përhapjes përmes produkteve të ushqimit të ftohtë konsiderohet të jetë një “rrugë e mundshme”, derisa mundësia e një incidenti laboratorik u konsiderua të ishte një “rrugë jashtëzakonisht e vështirë”.