Mër, Mar 27, 2024
Banner Top
Banner Top
Ramadani: Për dy javë infektimet e reja me coronavirus kanë rënë për 75 përqind

Ramadani ka dhënë shpresa se pandemia në Kosovë po shkon drejt kufizimit.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani, në një konferencë bashkë me ministrin Vitia ka thënë ka rënie të numrit të rasteve të reja për 75% në dy javët e fundit.

“Kemi rënie të rasteve për 75%, megjithatë duhet të kemi parasysh se situate është ende jostabile, pasi trendi rasteve të vdekjeve është akoma brengosës”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ramadani ka thënë se trendi i vdekjeve është ulur në 38.64% për këtë periudhë kohore.

“Vdekjet janë akoma shqetësues dhe duhet të kemi kujdes me hospitalizimin e hershëm të pacientëve për të ulur këtë trend”.

Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë thotë se për një muaj janë bërë 4500 teste të rastësishme me nxënës e arsimtarë nëpër shkolla.

“Të infektuar kanë rezultuar vetëm 2.5% e këtyre mostrave që është përqindje e vogël pavarësisht se “Delta” ka prekur më shumë moshat e reja”, tha ndër të tjera Naser Ramadani.

Youtube

Arkiva

Kategoritë