Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Ramadani: Lia e Majmunëve është sëmundje e lehtë dhe nuk ka arritur akoma në Kosovë

Kreu i IKSHPK-së, Naser Ramadani, informon qytetarët se Lia e Majmunëve është sëmundje e lehtë dhe e njëjta nuk ka arritur akoma në Kosovë.

Ai tha se IKSHPK ka përpiluar dokumentin e parë me rekomandime sa i përket sëmundjes së Lisë së Majmunëve, i cili është shpërndarë në të gjitha institucionet shëndetësore.

“Duke pasur parasysh se kjo sëmundje e ka djepin në Afrikë, dalja e sëmundjes në kontinentet e tjera paraqet sfidë…Deri më tani paraqitet rrezikshmëri tejet e ulët e sëmundjes. Nuk është raportuar asnjë rast i dyshimtë në Kosovë me Linë e Majmunëve”, tha Ramadani në një konferencë për media.

Ai tha se vaksina ende nuk është e disponueshme, por IKSHPK ka filluar përgatitjet për porositjen e testeve diagnostikuese për këtë sëmundje.

Youtube

Arkiva

Kategoritë