Mar, Maj 30, 2023
Banner Top
Banner Top
Rama, shkodranëve: Shpërfillja juaj e ka kthyer Shkodrën në bombë me sahat

Kryeministri shqiptar Edi Rama i bëri thirrje të veçantë qytetarëve të Shkodrës që të respektojnë masat që janë marrë për frenimin e pandemisë së koronavirusit.

Pas pamjeve të grumbullimit masiv të njerëzve në tregje dhe pika të tjera të qytetit verior, Rama tha se situata atje, sikurse në të gjithë vendin, mbetet delikate.

“Respektoni rregullat, sepse shpërfillja e masave e ka kthyer Shkodrën në një bombë me sahat. Ne do të bëjmë gjithçka për të mbështetur Shkodrën. Për fat të keq ende nuk e kemi pasur angazhimin nga strukturat e pushtetit vendor, por kjo do të zgjidhet”.

“Në fund të ditës është disiplina e hekurt e masave nga vetë banorët. Do të bëjmë gjithçka për të këputur zinxhirin e infeksionit. Situata është shumë delikate”, tha ai./A2 CNN

Youtube

Arkiva

Kategoritë