Një qytetar është ndarë tejet i indinjuar me një fakt të çuditshëm.
Siç ka shkruar në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, në QKMF të Rahovecit nuk ka termometër për matje të temperaturës, përcjell Rahoveci24.
Në spjegim e sipër të ngjarjes, ai tregon se e kishte dërguar djalin e vogël për shkak të temperaturës, kurse me të arritur në vendin e ngjarjes u tmerrua tërësisht, duke marrë përgjigje negative lidhur me mungesën e termometrit.
Por kjo menjëherë u demantua nga stafi shëndetësorë duke u dëshmuar edhe me foto prezenca e disa lloje të termometrave si matës të temperaturës.
Madje Kryeinfermierja e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në komunën e Rahovecit, zonja Bukurie Çanta ka thënë që secili mjek ka termometrin e tij personal për të kryer shërbime sa më të shpejta për pacientët që kërkojnë ndihmë.
Përveç termometrave të temperaturës, në QKMF Rahovec gjithashtu janë marr të gjitha masat mbrojtëse për COVID 19, dhe po respektohen shumë si nga stafi shëndetësorë ashtu edhe nga pacientët.
Më poshtë edhe postimi i plotë i qytetarit të acaruar si dhe foto dëshmitë nga stafi shëndetësorë i kësaj Qendre.