Mër, Dhj 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Qytetari nga Podujeva niset me kalë për të votuar

Një qytetar nga Podujeva ka vendosur që të shkojë me kalë për të votuar.

Ai teksa është nisur drejt qendrës së tij të votimit, ka marrë me vete edhe flamurin kombëtar.

Raundi i dytë i zgjedhjeve është duke u zhvilluar në 21 komuna, ku deri tani procesi i votimit raportohet se është i qetë.

Shumica e liderëve politikë dhe kandidatët për kryetar të komunave kanë hedhur votën e tyre, teksa u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin në votime.

Qendrat e votimit janë hapur në ora 07:00 dhe do të jenë të hapura deri në ora 19:00.

Votues në raundin e dytë janë 1,260,571 në 21 komuna, ndërsa 575 qendra votimi, 1,638 vendvotime.

Burimi: TV Dukagjini/Telegrafi

Arkiva

Kategoritë