Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Qytetarët i japin lamtumirën e fundit 14-vjeçares në Maqedoninë e Veriut

Me lot në sy dhe me kokë të ulur, dje në mëngjes shokët e klasës, prindërit dhe qytetarët, kanë pritur në radhë para shkollës “Johan Heinrik Pestalozzi” në Qendrën e Shkupit për të shkruar lamtumirën e fundit në librin e zisë që u hap për të nderuar Vanjën. Bashkëmoshataret shkruanin fjalët e fundit në librin e ngushëllimeve për shoqen e tyre të shkollës Vanjën.

Në atë kënd të hyrjes së shkollës fillore ku ajo mësonte qëndronte edhe fotografia me shirit të zi e 14 vjeçarës Vanja Gjorcevska. E oborrin e shkollës e kishte mbuluar heshtja.

“Në oborrin e shkollës fillore “Pestalloci” të Komunës Qendër sot mbizotëron heshtja pasi në hyrje të kësaj shkolle është vendosur fotografia e tash më të ndjerës 14 vjeçares Vanja Gjorçevska dhe është vendosur po ashtu edhe libri në të cilin nxënësit, bashkëmoshatarë, prindër por edhe mësues të kësaj shkolle të shkruajnë porosi ngushëllimi në këtë libër për tash më të ndjerën Vanja Gjorçevska”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

“E paimagjinueshme një ngjarje e tillë, unë këtu kam pasur katër mbesa dhe të gjitha janë ishin të arsimuara mirë dhe një gjë e tillë deri tani nuk ka ndodhur. Po nënshkrova por lule nuk kisha dhe shkova bleva lule për mbesën time, njëra e kishte shoqe. Mësueset i mësuan që ka njerëz që duhet respektuar por nuk i mësuan se ka edhe njerëz monstra dhe jo njerëz, atë duhet tua mësojnë”, u shpreh një qytetare.

“E njihja babanë saj, ai monstër u rrit këtu, prindërit e tij ishin krenarë për të, për atë monstër. Krenoheshin me të por ai ishte mafioz ndërtimi”, tha një tjetër qytetare.

“Në mëngjes ishin organizuar mësuesit, i pritnin në orën e parë, ne kishim edukatë fizike orën e parë, mësuesja i mori dhe thanë se sot do të flasin gjithë ditën për këtë pra gjithë ditën pres. Cila është porosia që dërgoni nga këtu? Të vetëdijesohemi në të rriturit se si i edukojmë fëmijët dhe çfarë bëjmë me ta, duhet të flasim me ta e ne të vendosim gishtin në kokë se çfarë bëjmë ne për ta dhe sigurinë e tyre”, deklaroi një qytetare.

Youtube

Arkiva

Kategoritë