Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Qytetarët ankohen se po jepet vetëm vaksina “AstraZeneca”, MSH thotë se ka doza të mjaftueshme të dyja vaksinave

Të martën është raportuar se vaksina anti-COVID “Pfizer” po shpërndahet vetëm te rastet që po marrin dozën e dytë të vaksinës, dhe për këtë disa qytetarë kanë refuzuar marrjen e vaksinës Astra Zeneca, duke mos u vaksinuar fare, transmeton Telegrafi.

Lidhur me këtë, Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur për Telegrafin, se në qendrat e vaksinimit janë duke u dhënë të dyja vaksinat, pasi sipas tyre ka doza të mjaftueshme.

Tutje, MSh ka kërkuar nga qytetarët që të mos hezitojnë marrjen e cilësdo prej vaksinave anti-Covid, pasi thekson se Kosova është një nga vendet e rralla në rajon që përdor vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave.

“Në Kosovë ka doza të mjaftueshme të dy llojeve të vaksinave kundër COVID-19. Janë duke u dhënë edhe njëra edhe vaksina tjetër. Ministria e Shëndetësisë kërkon që të mos stigmatizohet asnjëherë prej vaksinave, sepse Kosova është një nga vendet e rralla në rajon që përdor vetëm vaksina të aprovuara nga Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), prandaj inkurajohen qytetarët që të vaksinohen me cilëndo vaksinë kundër COVID-19, që ju ofrohet në qendrat e vaksinimit në Kosovë”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Ndryshe, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës, kurse deri më sot 52.975 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Ndërkaq, në 24 orët e fundit janë konfirmuar 10 raste pozitive.

Sipas MSH-së, numri i rasteve aktive është 152.

Qytetarët mund të aplikojnë për të marrë vaksinën kundër COVID-19 duke klikuar KËTU. 

Youtube

Arkiva

Kategoritë