Mar, Qer 18, 2024
Banner Top
Banner Top
Qytetarë që kanë probleme urgjente me dhëmbët, hapur është klinika në QSUT

Jo vetëm shtrëngimi i masave për qarkullimin, por edhe shumë shërbime të tjera mjaft të nevojshme për qytetarët janë të paaksesueshme për shkak të koronavirusit.

Një prej tyre, klinikat dentare, të cilat qëndrojnë të mbyllura tashmë prej thuajse një muaji. Por Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manstirliu ka njoftuar se për të gjithë ata qytetarë që kanë në këto kohë probleme me dhëmbët, ka një zgjidhje në Qendrën Spitalore të Tiranës. Manastirliu shkruan se për urgjencat dentare qytetarët mund të trajtohen në Klinikën Stomatologjike në QSUT.

 “Klinika Stomatologjke Universitare në gatishmëri për urgjencat dentare. Më shumë se 500 urgjenca janë trajtuar në dy javët e fundit. KSU qëndron e hapur vetëm për urgjencat stomatologjike  Ju lutem respektoni rregullat e distancimit social, e vetmja armë që kemi në dorë kundër përhapjes së infeksionit  #Respekt për stafet mjekësore në shërbim”, shkruan Manastirliu.

Youtube

Arkiva

Kategoritë