Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
QKMF në Podujevë fillon me shërbimin shtëpiak për pacientët pa përkujdesje familjare

Nga muaji prill Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Podujevë ka filluar me shërbimin geriatrik(personat pa përkujdesje familjare), shërbimet që ju ofrohen pacientëve përfshinë komponentën fizike, sociale dhe psiqike të shëndetit.

Këtë e ka bërë të ditur faqja zyrtare e Komunës së Podujevës në Facebook. Kontrolla mjekësore të cilat do të ofrohen nga stafi shëndetësor në shtëpitë e pacientëve, ky shërbim po ofrohet në vazhdën e avancimit të shërbimit të kujdesit mjekësor shtëpiak për pacientët në nevojë.

Numri i telefonit pa pagesë 080019111 çdo ditë pune dhe vikendeve në orarin 08-19. Ftohen qytetarë që njohin persona pa përkujdesje familjare dhe kanë nevojë për marrjen e shërbimeve mjekësore t’i paraqesin rastet në këtë numër.

Youtube

Arkiva

Kategoritë