Enj, Maj 19, 2022
Banner Top
Banner Top
Qeveria zbut masat anti-COVID, hiqet ora policore-gastronomia punon me orar të plotë

Pas rënies së rasteve me coronavirus, Qeveria e Kosovës ka vendosur të lehtësojë masat anti-COVID, duke hequr kufizimin e lëvizjes dhe lejmin e punës së gastronomisë në orar të plotë, me shfrytëzimin e 50 % të kapaciteteve.

Në njoftimin e Qeverisë thuhet se “në bazë të rekomandimeve të dhëna nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ministritë e linjës, palët e interesit dhe ekspertët përkatës, në këtë mbledhje u vendos për masat kundër COVID-19”.

Me vendimin e Qeverisë është hequr kufizimi i lëvizjes (ora policore).

Me vendimin e ri lehtësim sektori i hotelierisë dhe gastronomisë do të punojë me orar të plotë .

“Klientet dhe stafi i gastronomisë duhet të posedojnë ndonjërën nga dëshmitë certifikatën e vaksinimit me së paku dy doza ose një dozë të vaksinës Janssen kundër COVID-19. Shfrytëzimi i hapësirave të mbyllura lejohet deri në 50 për qind të kapacitetit të hapësirës”, thuhet në vendim, raporton Telegrafi.

Vendimi për masat e reja hyn në fuqi nga dita e sotme, 1 mars 2022.

Arkiva

Kategoritë