Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot, ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve shtesë për zyrtarët policor dhe personelin shëndetësorë.
“Për të realizuar kompensimin për angazhimin e shtuar në terren të zyrtarëve policor aktiv të ekspozuar drejtpërdrejt ndaj pandemisë COVID-19, Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare në shumë prej 1.6 milion euro”, thuhet në njoftimin për media.
Ndërsa me një vendim tjetër Qeveria ka ndarë 8 milion euro për kompensimin e shtesave mujore mbi pagën bazë për personelin aktiv shëndetësor për muajt janar, shkurt dhe mars të vitit 2021.
“Ndarja e mjeteve do të bëhet sipas kategorizimit:
1. Kategoria I – mjekë, iu ndahet shtesa prej 250 euro në muaj;
2. Kategoria II – infermierë, iu ndahet shtesa prej 150 euro në muaj dhe
3. Kategoria III – stafi mbështetës – teknik, iu ndahet shtesa prej 100 euro në muaj”, thuhet në njoftim.
Në këtë mbledhje Qeveria ka marrë edhe disa vendime tjera lidhur me bizneset dhe pensionet.