Qeveria në detyrë e Kosovës ka miratuar sot masat e reja antiCovid, të cilat do të hyjnë në fuqi ditën e nesërme.
Në vendimin e Qeverisë thuhet se ndalohet organizimi i çfarëdo ceremonie festive për fundvit.
“Të gjitha institucioneve publike (qendrore dhe lokale) si dhe organizatave, bizneseve dhe subjekteve private pa asnjë përjashtim, iu ndalohet organizimi i çfarëdo ceremonie festive për fundvit”, thuhët ne vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Ndërkaq, nga dita e nesërme për qytetarët që janë në zonë të kuqe është zgjatur orari i lëvizjes deri në ora 20:00, po ashtu sektori i gastronomisë dhe qendrat tregtare lejohen të punojë deri në ora 20:00 në të gjitha komunat e Kosovës.