Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Qetësimi i simptomave të ekzemës

Ata që kanë vuajtur nga ekzema e dinë sesa të pakëndshme mund të jenë problemet e lëkurës. Për fat të mirë, ka hapa që mund të ndërmerren për të lehtësuar këtë gjendje.

Simptomat e dermatitit atopik ose ekzemës janë: kruarje, lëkurë e thatë, e përflakur ose e irrituar – që kryesisht manifestohet në anën e brendshme të gjurit, bërrylave dhe nyjave. Manifestohet gjithashtu në qafë dhe fytyrë.

Fillon të shfaqet në fëmijëri, megjithëse mund të shfaqet në çdo kohë në jetën e një personi. Fëmijët që vuajnë nga ekzema kanë një shans të lartë për të pasur astmë.

Trajtimi standard mjekësor përfshin përdorimin e kremrave steroide lokale. Kremi anti-inflamator do të zvogëlojë kruajtjen dhe skuqjen, por ato mund të kthehen porsa ta ndaloni përdorimin e tij.

(Foto: Discover Magazine)

Tri hapat e mëposhtëm mund të lehtësojnë ekzemën:

Bëni një test gjaku

Ekzistojnë dy lloje kryesore të reaksioneve imune ndaj ushqimit: një alergji që ndodh menjëherë (reagimi IgE) dhe intoleranca që ndodh pas një periudhe të caktuar kohe (reagimi IgG).

Alergjia ndaj ushqimit është një reagim i një natyre të menjëhershme dhe pezmatimi i lëkurës zakonisht vërehet menjëherë pas marrjes së ushqimit që është shkas. Intoleranca ndaj ushqimit zakonisht vonohet. Mund të duhen deri në 72 orë para se të shfaqet ekzema në lëkurë.

Një test gjaku në të vërtetë mat sasinë e antitrupave (IgE dhe IgG) që një person bën në përgjigje të llojeve të ndryshme të ushqimit. Sa më të larta të jenë nivelet e antitrupave, aq më të ndjeshëm jeni ndaj ushqimit.

Dieta eliminuese përfshin eliminimin e ushqimeve më të zakonshme që shkaktojnë ekzemën në një periudhë prej katër deri në gjashtë javë. Pas kësaj, ushqimet ‘e rrezikshme’ futen gradualisht në dietë, dhe gjatë rrugës, analizohet se cili prej tyre ka një efekt të keq te një person. Ushqimet më të zakonshme ‘të rrezikshme’ janë: produktet e qumështit, vezët, gluteni dhe soja.Lexo po ashtu:Ushqimet që përkeqësojnë ekzemën

Testi i intolerancës ushqimore mund të bëhet te fëmijët mbi dy vjeç, kurse prania e alergjive mund të testohet te foshnjat mbi gjashtë muajsh.

Trajtoni traktin e zorrëve

Suplementët me probiotikë ndihmojnë në krijimin e një ekuilibri të shëndetshëm midis baktereve të mira dhe të këqija, gjë që ndihmon në forcimin e sistemit imunitar. Për këtë arsye, studime të shumta dëshmojnë për përfitimet nga probiotikët në trajtimin dhe parandalimin e ekzemës.

Vaji omega-3 i peshkut është me natyrë anti-inflamatore. Rritja e marrjes së peshkut dhe përdorimi i vajit të peshkut omega-3 mund të ndihmojë në uljen e inflamacionit të zorrëve dhe lëkurës. Gjithashtu mund të lehtësojë simptomat e ekzemës.

L-glutamina është një aminoacid që vepron si një “karburant” për të shëruar qelizat e dëmtuara të zorrëve.

Hidratojeni lëkurën

Blini vaj natyral të kokosit ose krem me bazë mjalti manuka dhe aplikojeni në zonat problematike dy herë në ditë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë