Mër, Dhj 8, 2021
Banner Top
Banner Top
Qendër vaksinimi edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ka njoftuar se ka shprehur gatishmёrinё qё tё pёrkrahё vaksinimin e popullatёs duke ofruar ambientet e saj pёr shёrbimet e Ministrisё sё Shёndetёsisё sё Republikёs sё Kosovёs, pёrkatёsisht Komitetit tё Vaksinimit.

Në njoftim thuhet se kjo qendёr vaksinimi nё Aeroportin Ndёrkombёtar tё Prishtinёs ‘Adem Jashari’ do tё kryej shёrbimet e saj nё ambientёt e Shёrbimit Mjekёsor e cila gjendet nё hapёsirat e terminalit tё aeorportit.

Sipas dr. Fetije Fetaj udhёheqese e Komitetit tё Vaksinimit kёto shёrbime do tё ofrohen cdo fundjavë nga ora 08:00-16:00 deri më datë 12 Dhjetor dhe pas kësaj date, vaksinimi do të vazhdoj çdo ditë.

Te drejtё vaksinimi kanё tё gjithё qytetarёt pavarёsisht posedimit tё leje qёndrimit nё Kosovё apo jo, thuhet në njoftimin për media.

Arkiva

Kategoritë