Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Punëtorët shëndetësorë protestojnë para Qeverisë të hënën

Federata Sindikale e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në mbledhjen e Kryesisë kanë marrë vendim që të hënën nga ora 10:00 të mbajnë protestë para Qeverisë.

Qëllimi i kësaj proteste, sipas FSShK-së, është sensibilizimi i opinionit dhe udhëheqjes vendore lidhur me gjendjen e rëndë sociale të punëtorëve shëndetësorë.

“Kërkesa jonë madhore është rregullimi i gjendjes sociale të punëtorëve shëndetësorë përmes procedimit të Projektligjit për Paga në sektorin publik dhe implementimin e tij nga janari i vitit 2022. Kërkojmë nga Qeveria dhe nga gjithë popullata që të kuptojnë qartë kërkesën tonë e cila nuk është aspak politike, por kërkesë e cila ndikon drejtpërdrejtë në përmirësimin e statusit dhe mirëqenien e të punësuarve në sektorin publik e të punëtorëve shëndetësorë në veçanti”, thuhet në njoftim.

Youtube

Arkiva

Kategoritë