Sht, Dhj 4, 2021
Banner Top
Banner Top
Punëtorët shëndetësorë në grevë të përgjithshme më 25 nëntor, kërkojnë takim me kryeministrin Kurti dhe ministrin Latifi

Këshilli Drejtues i Federatës së Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSSHK), njofton opinionin e gjerë dhe të gjithë punëtorët shëndetësorë se në mbledhjen e mbajtur sot me datë 18.11.2021 ka marrë vendim që të enjten me datë 25.11.2021 të mbajë Grevë të Përgjithshme një ditore 8 orësh.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim me kryeministrin Albin Kurti, dhe takim me Këshillin Drejtues të FSSHK dhe ministrin e Shëndetësisë, Rifat Latifi.

“Deri atëherë Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon: 1.Takim urgjent me Kryeministrin e Republikës së Kosovës. 2. Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Xhelal Sfeçla i kërkon urgjentisht t’i ftoj Sindikatat në grupin punues për Projektligjin e Pagave, dhe 3. Këshilli Drejtues i FSSHK-së kërkon takim urgjent me Ministrin e ri të Shëndetësisë Dr.Rifat Latifi”, thuhet në njoftim.

Tutje, në njoftim thuhet se  “qëllimi i këtyre takimeve është që Projektligji për Pagat të hartohet në bashkëpunim me Sindikatat dhe faktorët të tjerë dhe të shkojë sa më parë në Parlament kurse i njëjti të filloj së implementuari nga viti 2022”.

“FSSHK-së paralajmëron se Grevat dhe veprimet të tjera sindikale do të jenë të vazhdueshme nëse Qeveria dhe instancat tjera relevante nuk reflektojnë”, thuhet në komunikatë.

Arkiva

Kategoritë