Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Punësohen 15 infermierë të ri në QKUK

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitari Kosovës sot ka njoftuar se 15 infermierë të rinj kanë nënshkruar kontratat e punës me QKUK-në. Nënshkrimi u bë në prezencë të ushtrueses së detyrës së drejtorit të SHSKUK-së, Pranvera Zejnullahu- Raçi.

Këta 15 infermierë do të angazhohen në klinikat, të cilat kanë më shumë nevojë.

Ndër të tjera, Zejnullahu-Raçi u uroi sukses infermirëve të rinj, derisa premtoi se do të hapen edhe konkurse tjera në të ardhmen e afërt, me qëllim që të plotësohen kërkesat e klinikave dhe spitaleve për staf infermieror.

Youtube

Arkiva

Kategoritë