Për disa persona, një dridhje në bark apo puls, është dicka që nuk paraqet ndonjë problem, kurse për persona të tjerë kjo gjë mund të jetë shenjë e dickaje më serioze.
Në disa raste, një puls në stomak mund të shkaktohet si pasojë e një aneurizmi të aortës abdominale. Një aneurizëm ndodh kur një zonë e dobësuar e një ene të gjakut bymehet, duke formuar një fryrje. Në njerëzit me një aneurizëm të aortës abdominale, kjo ndodh në një pjesë të arteries aortale në bark.
Pulsi në stomak, mund të jetë serioz sidomos për personat që kanë pasur histori me probleme të sistemit kardivaskular.
Dridhja në bark, mund të paralajmërojë sëmundje të ndryshme si: kolesteroli i lartë dhe presioni i lartë i gjakut.
Personat që janë më të rrezikuar të preken nga pulsi i stomakut, janë duhanpirësit dhe personat mbi moshën 65 vjecare./Familja Jone