Hën, Tet 14, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse shfaqen aknet?

Kur zgjoheni dhe shikoni veten në pasqyrë, çfarë vini re? Shumica e njerëzve vëzhgojnë lëkurën, rrathët e errët dhe shenjat në të. Prandaj, kur vëzhgoni lëkurën dhe vëreni puçrra , çfarë bëni? Dhe më e rëndësishmja, çfarë mund të ndërmerrni në largimin e tyre?

Ju duhet të keni dëgjuar nga reklamat në televizion se puçrrat vijnë nga infeksioni bakterial. Epo, e gjithë kjo nuk është e vërtetë. Gjithashtu, është e vërtetë që aknet shfaqen më shumë gjatë fazës së adoleshencës së jetës së një personi. Por, pa shqetësime! Mund ta rregulloni.

Proceset që prodhojnë puçrra janë për shkak të një çekuilibri të Pitta (zjarrit) dhe Kapha (ekuilibri i ujit dhe elementëve të tokës) në trup. Kur ky metabolizëm ndryshohet, kryesisht për shkak të stilit të jetës tonë, përbërja e shtresës së yndyrës gjithashtu ndryshon, duke shkaktuar formimin e akneve dhe të puçrrave.

Këtu janë disa nga arsyet kryesore të çekuilibrit:

1. Adoleshenca – është një fazë kur sistemi riprodhues fillon të përgatisë trupin për riprodhim. Personi që hyn në adoleshencë përjeton disa ndjenja. Disa nga këto ndjenja e emocionojnë atë. Nëse ai zgjedh të kënaqet me ndjenjën e ngacmimit, prodhimi i indeve rritet dhe ata eksitojnë indin e lëkurës. Lëkura jonë, gjatë këtyre fazave bëhet tepër e ndjeshme ndaj prekjes. Kjo është kohs kur edhe formohen aknet në lëkurë.

2. Qëndrimi zgjuar tërë natën dhe zgjimi vonë – rezultatet e këtij zakoni janë një nga arsyet kryesore për formimin e akneve. Kur flini vonë, metabolizmi i trupit dhe mendja detyrohen të jenë aktiv. Sekrecionet e stomakut dhe ato hormonale janë të detyruara të sekretohen në trup, dhe uria ju bën që të mendoni nëushqim. Trupi, megjithëse aktiv nuk mund të tretë atë që hani ose pini dhe kështu, ushqimi në zorrën tuaj shndërrohet në mbeturina dhe dëbohet përmes urinës, feçeve dhe gjëndrave të djersës. Prandaj edhe fillojnë të shfaqen puçrrat.

3. Trupi është një organizëm dinamik dhe aktiv – Procesi i shndërrimit të ushqimit në energji dhe të yndyrave të tretshme në glukozë nga mëlçia i jep trupit ushqimin, forcën, qëndrueshmërinë dhe imunitetin e tij. Është i domosdoshëm konsumimi i ujit për të gjitha këto procese që të ndodhin pa probleme. Uji gjithashtu vepron si një mjet për të eleminuar në mënyrë efektive mbeturinat nga trupi përmes djersës, urinës dhe jashtëqitjes dhe ndihmon në ruajtjen e lagështisë së duhur në trup. Kur ndodh zvogëlimi i konsumit të ujit, trupi pëson më shumë nxehtësi për shkak të procesit të shndërrimit të energjisë dhe me ujë të papërshtatshëm, mbeturinat nuk shpërndahen. Mbetjet më pas transportohen në kanale gjaku dhe limfatike deri në skajet e trupit tonë nga ku dëbohen. E tërë kjo ndikon në shfaqjen e puçrrave./Familja Jonë 

Tags:

Lajme te ngjajshme

Youtube

Arkiva

Kategoritë