Hën, Mar 25, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse s’duhet t’i injoroni dhimbjet menstrual?

Dhimbjet gjatë ciklit menstrual tek gratë dhe vajzat janë shumë të zakonshme, madje disa prej tyre gjatë këtyre ditëve përjetojnë edhe presion dhe vështirësi në mbajtje të urinës.

Ekspertët shëndetësorë kanë thënë se shumë gra e vajza i durojnë këto dhimbje, duke mos ndërmarrë asgjë, gjë që sipas tyre është e gabuar, sepse duhet kërkuar ndihmë mjekësore.

Ata kanë bërë të ditur se ndër faktorët kryesor të këtyre dhimbjeve është mbipesha, shkruan The Sun..

Ndër faktorët e rrezikut janë edhe ato që ekspertët i quajnë fibroidet dhe që sipas tyre priren të prekin gratë e moshës 30-50 vjeçare.

Ekspertët gjithashtu kanë bërë të ditur se edhe të kesh fëmijë mund të zvogëlojë rrezikun dhe pas menopauzës fibroidet shpesh mund të tkurren pa trajtim, sepse sipas tyre, ka një rënie drastike të estrogjenit, i cili ushqen rritjen e tyre.

Youtube

Arkiva

Kategoritë