Mar, Mar 19, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse rruga e kthimit duket gjithnjë më e shkurtër? Flasin shkencëtarët

Kur Alan Bean po kthehej në Tokë nga një udhëtim në Hënë, iu duk sikur rruga e kthimit ishte më e shkurtër. Me gjasë, kështu jeni ndjerë edhe ju kur jeni kthyer nga çfarëdo udhëtimi, sigurisht jo nga Hëna. Ky fenomen është shumë i përhapur, gjë që i ka shtyrë shkencëtarët të përpiqen t’i japin një përgjigje.

Në fillim, ekspertët theksuan “efektin e udhëtimit të kthimit” i cili lidhet me familjaritetin me rrugën dhe objektet; kur ne kthehemi, jemi më të vetëdijshëm për mjedisin ku po kalojmë, gjë që ndikon te ndjenja e kohës. Megjithatë, një efekt i tillë u vu re edhe në udhëtimet ajrore, pra duhet të ketë edhe të tjera arsye.

Në fakt, mendohet se fenomeni nuk lidhet me matjen e kohës, por me gjykimin që ne i bëjmë asaj. Kur nisemi për diku, i kushtojmë më shumë rëndësi kohës (kontrollojmë orën për shembull) gjë që të jep ndjesinë sikur koha nuk po ecën.

Po kështu, jemi më të lumtur kur nisemi për në udhëtim, sesa kur kthehemi. Duke qenë se jemi të ngazëllyer, duket sikur duhet shumë kohë për të mbërritur në destinacion, ndërsa kur kthehemi, rrethanat janë ndryshe.

Youtube

Arkiva

Kategoritë