Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse po vdesin të rinjtë nga Covid-19?

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka dhënë alarmin mbi vdekjen e të rinjëve të infektuar nga coronavirus.

Individët nga mosha 30-vjeçare po dërgohen në kujdes intensiv dhe disa po ndërrojnë jetë, pavarësisht se nuk kishin probleme shëndetësore të mëparshme.

Por hulumtuesit thonë se shumica e njerëzve që përjetojnë sëmundje të rëndë, priren të jenë më të moshuar dhe me probleme të tjera shëndetësore, transmeton netdoktori.

Dr. Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i programit të urgjencave të OBSH-së, tha në Gjenevë se një në gjashtë vdekje nga COVID-19 në Kore ishte te njerëz nën moshën 60 vjeçare.

OBSH tha duhet të “kuptojmë më mirë” pse të rinjtë po vdesin nga infeksioni, duke shtuar se “ka ende shumë të panjohura rreth këtij virusi”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë