Thuhet që personalitetet tona formohen gjatë fëmijërisë por është ironike se si ne nuk mbajmë në mend asgjë nga vitet e para të jetës.
Shumica e njerëzve nuk mbajnë mend pothuajse asgjë në katër vitet e para të jetës – e kjo gjë quhet amnezia fëmijërore.
Amnezia fëmijërore është paaftësia e të rriturve të kujtojnë për ngjarjet apo gjërat që kanë ndodhur përpara moshës 4 vjece. Hulumtimi i publikuar në PubMed shkon edhe më larg duke thënë që në fakt njerëzit nuk i mbajnë mend as 60 për qind të ngjarjeve që ju kanë ndodhur para moshës 7 vjecare.
Por pse ndodh kjo gjë?
Kujtimet tona janë të lidhura ngushtë me aftësinë tonë për të komunikuar – kjo është një prej teorive më të njohura. Sipas kësaj teorive ne kujtimet i përkthejmë me fjalë dhe për këtë arsye nuk kemi kujtime të qarta nga vitet e para të jetës.
Narrativa e prindërve – një teori tjetër lidhet me komunikimin që kemi me prindërit. Sipas shkencëtarëve ne ‘kujtojmë’ vetëm ato ngjarje që për prindërit tanë janë të rëndësishme.