Nuk ka lidhje perfekte – kjo është diçka që të gjithë duhet të pajtohemi.
Edhe lidhjet më të mira, kanë telashet e tyre.
Lidhjet njerëzore të të gjitha formave, janë të mbushura me sfida, batica e zbatica. Ndonëse disa çifte mund të duken sikur i kanë zgjidhur të gjitha problemet, kjo gjë nuk qëndron.
Çiftet ideale e ndihmojnë njëra – tjetrën që të rriten së bashku në të gjitha sferat. Në vend që të detyrojnë tjetrin që të ndryshojë çiftet e lumtura bëjnë kompromise si ekip.
Nëse partneri juaj nuk ju lejon të rriteni ju, atëherë ju keni zgjedhur partnerin e gabuar. Por nëse partneri juaj ju përkrah, por keni dyshime ‘pse nuk jeni perfekt’ mos u brengosni pasi asnjë çift nuk është perfekt./FamiljaJone