Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse nuk duhet të mbani doreza në supermarket?

Me vazhdimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19), ashtu çdo ditë dalin udhëzime dhe rekomandime të reja. E fundit është rekomandimi nga CDC për mbajtjen e maskës gjatë daljeve (psh. gjatë blerjeve në supermarket apo farmaci). Por a është mbajtja e dorezave një masë parandaluese logjike?

Vazhdimisht jemi duke parë njerëz të cilët mbajnë doreza në publik, por shumica e tyre nuk janë duke i përdorur ato në mënyrën e duhur.

Janë shumë faktor që ndikojnë përse mbajtja e dorezave nuk është gjithmonë një masë efektive mbrojtëse, pasi mund t`i veshësh dhe heqësh në mënyrë jo korrekte, por mbi të gjitha, dorezat mund të të japin një ndjesi sigurie të pavërtetë – çka ju bën të prekni çdo gjë, përfshij fytyrën tuaj, gjë që mund të shkaktojë vet-kontaminim.

Dorezat janë një masë e mirë mbrojtëse vetëm nëse ndiqen rregullat e duhura në mbajtjen e tyre, gjë që shumë njerëz nuk e bëjnë.

Duke qenë se këto rregulla janë të vështira për t`u ndjekur, më shumë e rekomandueshme është që të shkoni në supermarket pa doreza dhe të ndiqni këto këshilla:

  • Mos e prekni fytyrën
  • Mos e prekni telefonin
  • Qëndroni të paktën 2 metra larg nga persona të tjerë
  • Mos prekni çdo produkt që shihni (Nuk është kohë për përzgjedhjen e frutave më të mira duke i prekur ato.)
  • Mbani maskë dhe mos e prekni maskën pasi e keni vendosur
  • Dezinfektoni duart sapo të jetë mundësia e parë dhe lajini ato me ujë dhe sapun kur hyni në shtëpi.

Distancimi social, mos prekja e fytyrës, dezinfektimi dhe larja e duarve është një qasje e arsyeshme për të parandaluar infektimin në supermarket.

Dorezat nuk ju japin imunitet e as leje për të prekur çdo gjë që mundeni. Çdo mikrob që mund të gjendet në dorezat tuaja mund të transferohet në gjithë sipërfaqet dhe sendet që prekni. Për këtë arsye nuk rekomandohet absolutisht që të mbani doreza dhe njëkohësisht të prekni sendet në çantën tuaj apo telefonin.

Koronavirusi mund të depërtojë në trupin tuaj me anë të membranave të mukozës, si ato të hundës dhe gojës, por duart mund të transportojnë virusin në këto membrana. Madje, është mundësia që virusi të qëndrojë më mirë dhe më gjatë në lateks se në sipërfaqen e lëkurës suaj.

Megjithatë, nëse ende jeni të bindur se duhet të mbani doreza, sigurohuni të ndiqni rekomandimet e CDC për mënyrën korrekte të veshjes së tyre. Një përmbledhje të shkurtër të tyre e gjeni më poshtë:

  • Kur hiqni dorezat, prekni pjesën e jashtme të tyre në zonën e kyçit, duke bërë kujdes për të mos prekur lëkurën.
  • Hiqeni dorezën duke e zhveshur nga jashtë brenda.
  • Mbani dorezën që sapo keni hequr në dorën që keni ende të veshur dorezën tjetër.
  • Hiqni dorezën tjetër duke prekur pjesën e brendshme të dorezës në zonën e kyçit dhe tërhiqni nga jashtë brenda.
  • Hidhini dorezat në mbeturina menjëherë. (Mos i ruani ato në makinë dhe mos i hidhni në vende të papërshtatshme.)
  • Dezinfektoni ose lani duart menjëherë pas heqjes së dorezave./ Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë