Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse njerëzit bëhen imun ndaj antibiotikëve?

Keni dëgjuar për rezistencën ndaj antibiotikëve?

E dini si ndodh, kush është më i rrezikuar dhe sa paraqet rrezik për jetën e njeriut?

Le t’i japim përgjigje këtyre pyetjeve përmes shpjegimeve më të detajuara.

Rezistenca antibiotikëve ndodh kur mikrobet e ndryshojnë përgjigjen ndaj përdorimit të këtyre medikamenteve.

Pra bakteriet, e jo njerëzit, bëhen rezistente ndaj antibiotikëve.  Secili prej nesh ka në organizëm me miliarda mikrobe të vogla, disa prej të cilave janë esenciale dhe të nevojshme për ne, kurse pjesa tjetër nëse nuk kontrollohen, mund të jenë tejet të dëmshme.

Çdo herë kur merrni antibiotik, ia zvogëloni kapacitetin mikrobeve të dobishme në organizëm që ta kryejnë funksionin e tyre që kanë në zvogëlimin e bekterieve të dëmshme, e prandaj kur merrni shumë antibiotik, bakteriet “e këqija” rriten shumë dhe ato të “mirat” nuk kanë mundësi t’i vetë-luftojnë.

Rezistenca ndaj barnave ndodh kur mikrobet përshtaten ndaj formulës kimike dhe agjenteve anti-bakterial. Disa bakterie zhvillojnë aftësinë për të neutralizuar ato, të tjerët e shkatërrojnë antibiotikun e ka mikrobe të tilla që ndryshojnë vend duke sulmuar një pjesë tjetër të trupit.

 Kjo gjë mund të jetë edhe fatale, pasi antibiotikët janë krijuar të kurojnë apo parandalojë infeksionet e jo t’i shkaktojë ato./Familja Jone

Organizata Botërore e Shëndetësisë  e sheh si kërcënim global këtë çështje. Sipas tyre, fuqia e antibiotikëve është duke u zhdukur dhe kjo gjë po kërcënon parandalimin efektiv dhe trajtimin e një vargu gjithnjë e në rritje të infeksioneve të shkaktuara nga bakteriet, parazitet, viruset dhe kërpudhat. Sipas OBSH-së ky është një kërcënim gjithnjë e më serioz për shëndetin publik që kërkon veprim në të gjithë sektorët qeveritar dhe shoqërinë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë