Deri në 50 përqind e grave përjetojnë dhimbje gjatë ovulimit, të paktën një herë në jetën e tyre, e cila në përgjithësi është normale.
Dhimbjet e përjetuara mund të jenë një simptomë e endometriozës apo sëmundjes inflamatore të legenit.
Endometrioza mund të shkaktojë dhimbje të legenit në çdo kohë, por mund të jetë dhimbje e rëndë gjatë ciklit tuaj menstrual dhe afër ovulimit.
Mirëpo, jo vetëm endometrioza mund të jetë shkak i ngërçeve anormale rreth ovulimit, egzistojnë edhe disa faktorët tjerë ndikues si:
-Infeksioni i tubave fallopiane mund të çojë në dhimbje të forta të ovulacionit;
-Fibroidet dhe cistet e vezoreve mund të shkaktojnë dhimbje të ciklit menstrual;
-Sindroma e hiperstimulimit të vezoreve, e cila zakonisht ndodh tek gratë që marrin medikamente të fertilitetit mund të shkaktojë dhimbje të legenit./Verywell Family