Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse mimoza është lulja e festës së gruas?

Më 8 Mars, sipas traditës, gratë marrin një degëz mimozë për të festuar ditën e tyre. Por ndoshta pak e dinë, në fakt, se kjo lule është zgjedhur ajo zyrtarja për ditën e gruas.

Shumë e dinë historinë e trishtë nga e ka origjinën Dita e Gruas: në vitin 1911, pikërisht më 8 mars, rreth 129 gra humbën jetën në një zjarr që shpërtheu në një fabrikë në Nju Jork, ndërsa protestonin kundër kushteve të padenjta të punës dhe për shfrytëzim. Prandaj, 8 Marsi, në vend që të përkujtojë tragjedinë, i kushtohet pikërisht njohjes së betejave të grave dhe pushtimeve që gratë kanë arritur, me kalimin e kohës, në aspektin e të drejtave, ekonomisë dhe politikës kundër diskriminimit.

Historia e Ditës së Gruas i ka rrënjët në demonstratën e organizuar nga Partia Socialiste Amerikane më 28 shkurt 1909, në mbështetje të të drejtës së grave për të votuar. Pikërisht në atë periudhë gratë kishin fituar një ndërgjegjësim më të madh për të drejtat e tyre, duke ndërmarrë veprime të konsiderueshme për çështjet e pretendimeve shoqërore, dhe shumë vendosën të futeshin në grevë dhe të dilnin në rrugë për disa ditë, për të kërkuar rritjen e pagave dhe përmirësimin e kushteve të punës.

Një vit më vonë, më 1910, “Kongresi VIII i Internacionales Socialiste” propozoi krijimin e një ditë kushtuar grave. Ishte Clara Zetkin që gjatë “Konferencës Ndërkombëtare të Grave Socialiste”, e hodhi idenë. Arsyet që çuan në zgjedhjen kësaj datë nuk janë të qarta dhe deri në vitin 1921, vendet zgjodhën ditë të ndryshme për festimin. Po në atë vit, gjatë “Konferencës së Dytë të Grave Komuniste” në Moskë, 8 Marsi u konfirmua si e vetmja datë për festimet, në kujtim të demonstratës së grave kundër carizmit në Shën Petersburg në 1917.

Sipas legjendave një pemë mimozë u rrit pikërisht pranë fabrikës që u dogj në vitin 1911, megjithatë, hipoteza më e mundshme për zgjedhjen e kësaj lule është historike, jo simbolike. Mimoza, me origjinë nga Australia, është një bimë që u importua në Evropë në fillim të shekullit të 19-të: në fakt, pikërisht këtu gjeti klimën ideale për t’u rritur dhe zhvilluar.

Lulet e mimozës kanë kuptimin e forcës dhe feminitetit. Ndaj nuk është rastësi që ajo u zgjodh si lulja simbolike, jo vetëm sepse lulëzon pikërisht në 8 Mars, por mbi të gjitha sepse ka një kuptim në përputhje me përvjetorin.

Youtube

Arkiva

Kategoritë