Die, Mar 24, 2024
Banner Top
Banner Top
Pse majtakët janë të rrallë?

Majtakët nuk janë aq të zakonshëm. Në parim, paraqesin vetëm rreth 10 për qind të popullatës njerëzore. Por studimi i ri sugjeron që arsyeja pse majtakët janë në pakicë ka të bëjë me faktin se si raca njerëzore është më shumë e prirë për bashkëpunim sesa për konkurrencë.

Disa hulumtues nga Universiteti Northwestem për herë të parë kanë analizuar të dhënat e vërteta për të përcaktuar nëse hipoteza ekzistuese – që bashkëpunimi ka shkaktuar përdorimin e dorës së njëjtë – është e saktë.

Daniel M. Abrams, një nga hulumtuesit shpjegon: “Sa më shumë të jenë të socializuara kafshët – ku bashkëpunimi vlerësohet shumë – popullata e përgjithshme më shumë do të ndjekë trendin ndaj një ane.

Faktori më i rëndësishëm i shoqërisë efektive është shkalla e lartë e bashkëpunimit. Tek njerëzit, kjo ka rezultuar në shumicën e djathtakëve”.

Në fakt, në komunitetin plotësisht bashkëpunues, hipoteza sugjeron që çdokush do të kishte dorë të njëjtë dominuese.

Derisa bashkëpunimi shkakton përdorimin e dorës së njëjtë, konkurrencës dhe përparësive në sportet si bejsbolli, boksi ose skerma i përshtatet kjo gjë e pazakontë.

Sido që të jetë, ende ka mbetur të shihet pse shumica e njerëzve kanë përfunduar si djathtakë dhe jo si majtakë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë