Kokëdhembja dhe gjakosja nga hundët janë shumë të shpeshta, ndonëse nuk paraqesin ndonjë problem të rëndë shëndetsor.
Por ndonjëherë edhe kokëdhembje edhe gjakosja nga hundët mund të paraqiten menjëherë dhe njerëzit shpesh mendojnë që ekziston një lidhje mes kësaj.
Në shumë raste nëse keni gjak nga hundët dhe dhimbje koke, është thjeshtë një koicidencë. Në raste të tjera, faktorët si ftohja ose alergjitë mund të shkaktojnë të dy simptomat.
Shumë rrallë, kjo mund të jetë si pasojë e një sëmundje serioze.
Gjakderdhja nga hunda mund të paraqitet, kur personi e ka të lënduar venat në hundë.
Kurse kokëdhembja mund të paraqitet për shkaqe të ndryshme e më të shpeshtat janë: për shakk të stresit, dehidratimit dhe ndërrimit të dietës.
Kurse kokëdhembja dhe gjakderdhja nga hundët mund të paraqitet për këto arsye:
Ftohja
Alergji
Infeksion në hund ose sinus
Përdorimi i disa lloj të medikamenteve
Anemia/FamiljaJone