Die, Shk 16, 2025
Banner Top
Banner Top
Pse keni dhimbje koke vetëm në njërën anë?

Shumë njerëz kanë dhimbje koke vetëm në njërën anë anën të saj. Dhimbja mund të shoqërohet edhe nga simptoma të tjera si lodhje, nauze dhe probleme me shikimin.

Cilat janë shkaqet?

Dhimbja e njërës anë të kokës mund të shkaktohet nga:

Probleme neurologjike:


Neuralgjia oksipitale 
– ndodh kur nervat oksipital dëmtohen ose inflamohen. Simptomat mund të jenë dhimbje e fortë ne shpatull, kokë dhe qafë, pas syrit dhe sensitivitet ndaj dritës.

Arteriti temporal 
–  ndodh kur arteriet në kokë dhe qafë infalmohen. Shafqet me dhimbje muskulare dhe dhimbje të asaj ane të kokës. Simptoma të tjera mund të jenë lodhje dhe dhimbje të nofullës.

Neuralgjia trigeminale
 – nje dhimbje shumë e fortë e fytyrës dhe kokës. Dhimbje prek kryesisht njërën anë të kokës.


Përdorimi i disa barnave

Dhimbja mund të jetë si pasojë e disa barnave pa recetë (OTC). Mund të shkaktohet nga mbi përdorimi i tyre. Barnat të cilat mund të përmenden janë:

Acetaminofen (Paracetamoli)

Aspirin

Ibuprofen

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH), është lloji i dytë më i shpeshtë i dhimbjes sekondare të kokës. Këto dhimbje kanë tendencën të jenë më të forta pas zgjimit.

Shkaqe të tjera:

Disa shkaqe të tjera që mund të çojnë në dhimbje të njëanshme të kokës mund të jenë:

Alergjitë

Aneurizma
Lodhja
Dëmtimet e kokës
Infeksionet e sinuseve
Luhatjet e nivelit të glukozës në gjak (edhe pas shmangies së një vakti)
Tumoret /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë